Grupi joformal i grave të Kuvendit të Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga Luljeta Muçolli, ka realizuar vizita në QKMF, ku u takua me gjinekologen Aferdita Llugaliu. Gjatë takimit u diskutua për punën e saj, sfidat dhe nevojat konkrete që do të ndikonin në lehtësimin e punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Me këtë rast, u bë edhe apel që gratë të kryejnë kontrolle të rregullta gjinekologjike, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve.
Vizita u realizuan edhe në radiologji dhe mamografi, ku stafi prezantoi punën, sfidat dhe kërkesat e tyre, të cilat iu adresuan grupit për trajtim të mëtejmë institucional.
Grupi joformal i grave i paraqiten këto kërkesa të evidentuara tek nënkryetari i komunës, Fahri Restelica, dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti, të cilët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe trajtimin e tyre brenda mundësive.