Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, mbrëmë në fushën e basketbollit në qytet u mbajt turneu tradicional “Streetball Podujeva 3×3”, ku morën pjesë 10 ekipe nga qytete të ndryshme.
Turneu u zhvillua në një atmosferë të mirë sportive, me ndeshje interesante mes ekipeve garuese. Në turne mori pjesë edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi, e cila përgëzoi organizatorët për turneun, si dhe ekipet pjesëmarrëse për lojën dhe energjinë e mirë sportive që sollën gjatë garës.
Në fund, u ndanë medalje dhe shpërblime për ekipet më të mira. Vendin e parë e fitoi ekipi “Bero Kingdom”, i cili u shpërblye me 500 euro.
Turneu u organizua nga Riad Aliu dhe Arbrim Idrizi, ndërsa u mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) e Komunës së Podujevës, përmes thirrjes për mbështetje të aktiviteteve sportive.