Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Podujevës mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, Isak Shabani.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat i rekomandohen Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen që do të mbahet nesër, më 29.09.2026, prej orës 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.
Ky është rendi i ditës i rekomanduar nga KPF:
- Procesverbali nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës të mbajtura më:
30 korrik 2026 dhe 1 shtator 2026;
- 2.Propozim-Vendimi për miratimin e Projektbuxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2027 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2028-2029;
- Propozim i Draft-Statutit për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Komunës së Podujevës nr.prot.01-020/01-0059862/18 të datës 29.06.2018
- Raporti nga konsultimi publik;
- Propozim-Vendimi për formimin e komisionit ad-hoc për hartimin e draft-Planit të Punës Kuvendit të Komunës për vitin 2027;
- Propozim-Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-00425-1, Zona Kadastrale Zakut
- 5.1. Propozim-vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim;
- Propozim-Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-00429-0, Zona Kadastrale Zakut
- -6.1. Propozim-vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim;
- Informatë e Drejtorisë së Arsimit – Përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2026/2027;
- Rishqyrtimi i Vendimit të Kuvendit të Komunës nr.prot.01-016/01-0044927/26 i datës 30.07.2026 – (Shkresa e MAPL-së nr.020-521/4 e datës 04.09.2026).