Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, nxënësit e SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” të kryesuar nga drejtoresha Vjollca Breznica, zhvilluan një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit shpërndanë fjongo rozë, mesazhe sensibilizuese dhe ujë, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit, ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta, të cilat mund të shpëtojnë jetë.
Në aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti- Rama e cila përgëzoi nxënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin dhe kontributin e tyre në përcjelljen e mesazheve të ndërgjegjësimit dhe kujdesit shëndetësor.
Një fjongo, një mesazh, një hap drejt shëndetit!