Sot, në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë, u mbajt aktiviteti promovues i sportit Boccia, i organizuar nga Federata e ParaBoccia-s e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e ParaBoccia-s “Llapi” nga Podujeva. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e sportit gjithëpërfshirës dhe krijimin e mundësive të barabarta për personat me nevoja të veçanta.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, i cili vlerësoi rëndësinë e sportit në përfshirjen dhe fuqizimin e personave me nevoja të veçanta.
Nënkryetari Restelica theksoi se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla, të cilat promovojnë barazinë, gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të secilit në jetën sportive dhe shoqërore.