Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, fton të gjithë operatorët e transportit publik të linjave ndërurbane, që kanë pikënisje apo destinacion Komunën e Podujevës, në një takim të përbashkët, i cili do të mbahet më 2 dhjetor 2026, në orën 15:00, në objektin e Komunës, në katin e tretë, salla nr. 52.
Në këtë takim do të diskutohen çështjet që lidhen me organizimin dhe funksionimin e transportit ndërurban, si dhe kërkesat dhe shqetësimet e operatorëve.