Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se është vënë në konsultim publik Draft Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Podujevës.
Konsultimi publik do të zgjasë nga 23.11.2026 deri më 07.12.2026, ndërsa debati i përgjithshëm me qytetarë do të mbahet më 02.12.2026, nga ora 10:00, në ndërtesën e re të Komunës, kati përdhes – salla e mbledhjeve.
Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara të marrin pjesë në këtë proces. Komentet, propozimet dhe sugjerimet mund të paraqiten gjatë debatit publik, me shkrim në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim, si dhe në formë elektronike përmes emailit: liridona.rrahmani@rks-gov.net, deri më 07.12.2026.
Bashkëngjitur gjeni vegëzën e Draft Rregullores për konsultim publik: https://podujeve.rks-gov.net/…/8d08b984-3fbb-4925-b65a…