Në nderim të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nesër më 2 nëntor 2026, në 37-vjetorin e rënies, organizohen aktivitete përkujtimore në Podujevë e Prishtinë.
Në orën 10:00, bëhen nderime pranë obeliskut dhe shtatores së heroit Afrim Zhitia, në fshatin Llugë.
Në orën 12:00, bëhen homazhe pranë varreve të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Prishtinë.
Në orën 13:00 bëhen nderime në Kodër të Diellit në Prishtinë, vendin ku ranë heroikisht Afrimi e Fahriu.
Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë.