Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës,
Ju njoftojmë se nga data 18.11.2026 deri më 24.11.2026 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonat e fshatrave Batllavë, Koliq dhe Badovc.
Gjatë kësaj periudhe, banorët e këtyre zonave mund të vërejnë prani dhe lëvizje të personelit ushtarak dhe automjeteve të FSK-së në zonat e lartcekura. Këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së.