Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 03.10.2026, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e tretë të dezinsektimit të hapësirave të jashtme, si dhe përreth lumenjve Llap, Dumnicë dhe Batllavë në Komunën e Podujevës.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim zvogëlimin e numrit të insketeve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, refeurar edhe rekomandimeve të IKSHPK-së, ku si bartës janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 03.10.2026 deri më datën 05.10.2026
Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe rekomandimit të IKSHPK-së dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet më datë 03.10.2026 dhe 04.10.2026 (dezinsektimi i qytetit fillon bazuar në kushtet klimatike).
Më datën 03.10.2026 bëhet dezinsektimi rreth lumit Llap në qytet dhe fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol, qyteti dhe fshatrat Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm dhe Penuhë.
Më datën 04.10.2026bëhetdezinsektimi rreth lumit Llap në Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm dhe dezinsektimi në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë, Bellopojë dhe Batllavë.
Dezinsektimi përreth lumenjve fillon në orën 10:00, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon në orën 17:00.
Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që t’i mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave të banimit, në rast të përkeqësimit të kushteve.
Me këtë rast njoftojmë edhe shoqatat e bletarëve dhe pronarët e bletëve se ditëve të cekura si më lartë të mos i nxjerrin bletët nga kosheret, por t’i mbajnë mbyllur gjatë tërë ditës sipas datave të cekura-planit të dezinsektimit të hapësirave.
Nr. kontaktues per informacione :
044-221-641 044-703-087
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!