Sot, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, përfaqësuesit e kompanisë Lamtrix SH.P.K. mbajtën një takim informues me përfaqësuesit e shoqatave sportive, ku u prezantua platforma digjitale “Populon” dhe mundësitë e përdorimit të saj.
Në takim mori pjesë edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi. Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e kompanisë shpjeguan hapat e regjistrimit dhe funksionalitetet e platformës, përfshirë menaxhimin e anëtarësisë, organizimin e aktiviteteve, komunikimin përmes njoftimeve dhe koordinimin ndërmjet anëtarëve.
Platforma “Populon” po zbatohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Podujevës dhe kompanisë Lamtrix SH.P.K., me qëllim të digjitalizimit dhe lehtësimit të proceseve organizative.
Në përfundim, përfaqësuesit e shoqatave sportive dhe të kompanisë Lamtrix u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, me qëllim të përfshirjes së shoqatave sportive në përdorimin e platformës.




