Anëtarët e Kuvendit Komunal të Podujevës në seancën e sotme miratuan Draft-Programin trevjeçar të banimit 2026-2028. Prezantimin e këtij Programi e bëri drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lirie Hoti, e cila dha detaje për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij dokumenti. Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit dhe përgjigjeve nga drejtoresha Hoti, ky dokument u miratua njëzëri.
Gjatë kësaj seance të rregullt, të cilën e kryesoi Isak Shabani, u diskutua edhe raporti financiar tremujor janar – mars 2026. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arbnorë Uka, në pika të shkurtra i paraqiti shpenzimet nëpër secilën kategori, ndërkohë që u përgjigj edhe pyetjeve që i parashtruan anëtarët e Kuvendit.
Në këtë seancë, ku prezent ishte edhe kryetari Shpejtim Bulliqi dhe nënkryetari Fahri Restelica, u miratua edhe Propozim-Plani i punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026; Propozim-Vendimi për shtim të buxhetit dhe kodit të ri -Projekti “Furnizim me mëshqerra”; dhe Propozim-Vendimi për shtim të buxhetit dhe kodit të ri – Projekti “Furnizim dhe montim i serrave”.
Ndërsa te pika “Të ndryshme”, për çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit, përgjigjet do t’u dërgohen me shkrim ose në seancat e radhës.