Anëtarët e Kuvendit Komunal të Podujevës miratuan njëzëri deklaratën “Jo në emrin tim” me të cilën shprehën kundërshtimin e tyre rreth dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Deklarata u propozua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Isak Shabani, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit që u mbajt sot. Shabani kërkoi që kjo deklaratë, me tekstin e së cilës paraprakisht ishin pajtuar anëtarët e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, të hyjë si pikë e parë e rendit të ditës.
Kryesuesi Shabani e dha edhe arsyeshmërinë e kësaj deklarate, ndërsa me kërkesë të tij, deklaratën e lexoi Lulzim Pollomi, djali i dëshmorit Isuf Pollomi.
Këtu e gjeni edhe tekstin e Deklaratës, e cila u miratua nga të gjithë anëtarët që ishin të pranishëm në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.
Mbledhja e Kuvendit Komunal vazhdoi me pikat e tjera të rendit të ditës.