Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në pritjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë që u organizua në shënim të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë.
“Mbrëmë, pata nderin të jem pjesë e pritjes së organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në prag të festave të Nëntorit.
Nëntori është muaji i historisë dhe krenarisë sonë kombëtare, muaji që na bashkon përtej kufijve, kudo që jetojnë shqiptarët”, tha Bulliqi.
Urime 28 Nëntori!




