Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) e ka miratuar kërkesën e kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, për sigurimin e pajisjeve elektronike për nevojat e shkollave të Podujevës.
Sot u bë pranimi i rreth 200 pajisje elektronike si televizorë, laptopë, monitorë, shtëpiza, printerë, DVR, tastiera e mausë.
Në ceremoninë e pranimit të këtyre pajisjeve mori pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica.
Në ditët në vazhdim këto pajisje do të shpërndahen në institucionet arsimore të Komunës së Podujevës.




