Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti Rama, sot vizitoi Drejtoreshën e Shkollës “Musli Dumoshi”, znj. Sebahate Jakupi, e cila së fundmi ka mposhtur kancerin e gjirit.
Përtej sfidës personale, znj. Jakupi është sot një shembull i gruas së fortë, të guximshme dhe plot shpresë. Historia e saj përcjell një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë: kanceri i gjirit nuk duhet të jetë fundi i një rruge, por një betejë që mund të fitohet me forcë, përkushtim dhe besim.
Kujdesi ndaj vetes dhe zbulimi i hershëm mund të shpëtojnë jetë!