Në 37-vjetorin e rënies së dëshmorit, Bedri Sokolit, u mbajtën homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Penuhë.
Në këtë aktivitet përkujtimor, mori pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arton Konushefci, zyrtarë tjerë, familjarë të Bedri Sokolit e qytetarë.
Bedri Sokoli nga fshati Llugë u vra në demonstratën e 1 nëntorit të vitit 1989 në Prishtinë, një ditë para rënies së heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.




