Në rrugën “Dëshmorët Babatinca”, në qytetin e Podujevës, sot është shtruar shtresa e dytë e asfaltit. Krahas asfaltimit, është ndërtuar edhe trotuari i ri, i cili i ka dhënë kësaj pjese të qytetit një pamje më të bukur dhe ka rritur sigurinë për këmbësorët.
Gjatë këtyre ditëve, janë asfaltuar edhe disa rrugë dhe rrugica në fshatin Dumnicë, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit për banorët e këtij fshati.
Punimet po zhvillohen në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në pjesë të tjera të komunës, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.