Në kuadër të festave të fundvitit dhe për nder të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, mbrëmë në Sheshin “Katër Dëshmorët” u mbajt koncert festiv, i cili u organizua nga Komuna e Podujevës.
Qytetarë të shumtë e veçmas bashkatdhetarët përjetuan një mbrëmje të veçantë dhe të paharruar, në të cilën performuan këngëtarët Egzon Pireci, Gili dhe Redon Berani.
Me një fjalë rasti të pranishmëve u është drejtuar Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili iu uroi mirëseardhje mërgimtarëve, duke i falënderuar për praninë e tyre dhe duke iu uruar festat e fundvitit. Ai theksoi rëndësinë e këtyre ditëve, kur familjet ribashkohen dhe qyteti merr një gjallëri të veçantë.