Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, priti sot në takim studentin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Leon Gashi, i cili studion pikturën.
Gjatë takimit, studenti Gashi i dhuroi kryetarit një pikturë me motiv “natyrë e qetë”, të realizuar në pëlhurë, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje.
Kryetari Bulliqi e falënderoi dhe e përgëzoi për talentin, përkushtimin dhe kreativitetin e tij artistik.
Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave rinore, artit dhe kulturës.