Sot janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 100 familje me kushte të rënda ekonomike.
Këto pako që janë ndihmë e një donatori anonim, u shpërndanë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila e ka përgatitur listën e familjeve përfituese.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lirie Hoti, e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet e falënderoi donatorin, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për familjet në nevojë, veçanërisht në prag të festave të fundvitit.