Planifikimi dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore.
Planifikimi dhe mirëmbajtja e parqeve.
Mirëmbajtja, pastrimi dhe ndërtimi i shtretërve të lumenjve.
Leje Ndërtimi – Paisje e palës me leje ndërtimi për objekte të ndryshme.
Kushte Ndërtimore – Vendosja e kushteve për ndërtim në një parcelë të caktuar, si document që i bashkangjitet dokumentacionit për leje ndërtimi.
Ekstrakt nga Plani Rregullativ – Paisje me ekstrakt të planit rregullativ me qëllim të planifikimit të ndërtimit.
Pëlqim për Parcelim – Pajisja me pëlqim për parcelim që garanton se ndarja e parcelës është e lejuar dhe nuk përbënë shkelje të zgjidhjes urbanistike për atë zonë. Kërkohet si dokumentacion shtesë për kërkesën për ndarje të parcelës.
Zgjatje e afatit të Lejes së Ndërtimit – Pajisja me dokument për zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit, që kërkohet në rastet kur ndërtimi nuk ka filluar brenda një viti nga marrja e lejës së ndërtimit.
Leje për Rrënimin e Objektit – Pajisja me leje për rrënimin e objektit i cili: pengon në ndërtimin e një objekti tjetër, paraqet rrezik për qytetarët, kërkohet hapja e terrenit, etj.
Leje Mjedisore Komunale – Pajisja me leje mjedisore komunale që garanton parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ në mjedis nga ndërtimet publike dhe private.
Leje për Ndërtimin / vendosjen e objekteve të infrastrukturës si antena (GSM) dhe antena interneti të ngjashme – Pajisja me leje për vendosjen/ndërtimin e antenave.
Leje për Ndërtimin / vendosjen e trafosatacionit shtyllë dhe blinde – Paisja me leje për vendosjen e trafostacioneve për furnizim me energji elektrike.
Pëlqim në Lokacion për shfrytëzimin e sipërfaqeve publike për aparatet dhe shtatoret e lojërave argëtuese – Dhënia e pëlqimit në lokacion për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen e aparateve, shtatoreve dhe lojërave argëtuese
Trajtimi i kërkesave të veçanta sipas kërkesave të palëve.
Trajtimi i procesit të ndërtimeve pa leje – bazuar në ligjin për ndërtimet pa leje.