Faqja zyrtare e Komunës së Podujevës është në shërbim të qytetarëve të komunës sonë, por edhe opinionit të gjerë, si një pasqyrë e punës së Legjislativit dhe Ekzekutivit të Komunës në nxjerrjen e rregulloreve dhe vendimeve të ndryshme si dhe zbatimin tyre.
Përmes kësaj web faqeje do të prezantohen projektet e planifikuara dhe të realizuara, si dhe aktivitete të tjera. Përmes web faqes, qytetarët mund të bëjnë propozime, kërkesa dhe ankesa.