Në fshatin Sibofc zjarri kaploi dy objekte ndihmëse të familjeve Nuredini dhe Zeka
Sot në fshatin Sibofc të komunës së Podujevës rreth orës 14:00 ka përfshirë një zjarr i madh disa objekte ndihmëse të familjeve Sylejman Nuredini dhe Zylfije Zeka.
Menjëherë pas marrjes së informatës Brigada e Zjarrfikësve dhe e Shpëtimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar zjarrin. Falë intervenimit të shpejtë të këtij njësiti për pak është shpëtuar nga djegia shtëpia e banimit e Zylfije Zekës.
Fatmir Gashi, udhëheqës i Sektorit të Emergjencës dhe Mbrojtjes Civile tha se në këtë situatë emergjente ekipi i ynë ka reaguar shpejt. Përkundër dëmeve materiale që janë shkaktuar nga zjarri i madh, fatmirësisht viktima në njerëz nuk ka pasur. Z. Gashi shtoi më tej se familjes së Sylejman Nuredinit i është dëmtuar objekti i cili ka qenë i dedikuar një pjesë si stallë për lopë, për vendosjen e veglave të punës dhe gjërave të tjera shtëpiake, kurse pjesa tjetër për ushqim të bagëtisë, po ashtu kësaj i është djegur një sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve, ndërsa një pjesë e mirë është shpëtuar nga djegia falë intervenimit të ekipit tonë. Ndërsa familjes Zeka i është djegur në masë të madhe objekti ndihmës i banimit, i cili ka qenë i shfrytëzuar edhe për vendosjen e stivës së drunjtëve për ngrohje, si dhe për vegla të tjera shtëpiake, tha në fund z. Gashi.
Shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, por thuhet se ka qenë një rast aksidental dhe i papritur. Për këtë gjë kanë dalë ekipet përgjegjëse në teren për ta hetuar rastin. Po ashtu edhe vlera e dëmeve materiale ende nuk dihet saktësisht, për derisa komisioni përkatës ta vlerësoj këtë gjendje.
Postuar me datë:23-01-2010
Sot në fshatin Sibofc të komunës së Podujevës rreth orës 14:00 ka përfshirë një zjarr i madh disa objekte ndihmëse të familjeve Sylejman Nuredini dhe Zylfije Zeka.