Vetëqeverisjen lokale nr.03/L-040 dhe nenit 15.2 pika b të Statutit të komunës, Kuvendi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur më 23 mars 2010, miratoi këtë:
VENDIM
PËR VËNIE NË DISKUTIM PUBLIK TË PROPOZIM RREGULLORES PËR PUNËN E KUVENDIT TË KOMUNËS SË PODUJEVËS
Neni 1
Vihet në diskutim publik propozim :
Rregullorja
për punën e Kuvendit të Komunës së Podujevës
Neni 2
Diskutimi publik zgjatë 30 ditë dhe mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, më 14 prill 2010 në orën 11.oo.
Neni 3
Vërejtjet, plotësimet dhe sugjerimet paraqiten ditën e mbajtjes të diskutimit publik , gjithashtu në formë të shkruar mund të paraqiten gjatë kohëzgjatjes së diskutimit publik në Zyrën e informimit, ndërtesa e Kuvendit zyra nr. 26.
Neni 4
Propozimi i Rregullores, sipas nenit 1 të këtij vendimi, publikohet në Web faqen zyrtare të Komunës WWW.podujeva-komuna.org. ndërsa në formë të shkruar qytetarët, shoqatat joqeveritare, grupet e interesit dhe të gjithë të interesuarit të tjerë mund ta marrin në Zyrën e informimit e cila njëkohësisht është e obliguar të bëjë njoftimet e nevojshme përmes mjeteve të informimit.
Neni 5
Nën mbikëqyrjen e kryetarit të Komunës, diskutimin publik e zbaton Shërbimi profesional i Kuvendit i cili njëkohësisht është i obliguar që për Kuvend të përgatitë raportin për zbatimin e diskutimit publik mbi bazën e propozimeve, vërejtjeve dhe sugjerimeve të dhëna në aktin e propozuar dhe të jap sqarime për arsyeshmërinë për pranimin apo mospranimin e propozimeve dhe sugjerimeve konkrete.
Neni 6
Vendimi hynë në fuqi ditën e miratimit.
Nr. 01-1/117- 02
Podujevë, Kryesuesi i Kuvendit
23 mars 2010 Hazir Raçi
Vetëqeverisjen lokale nr.03/L-040 dhe nenit 15.2 pika b të Statutit të komunës, Kuvendi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur më 23 mars 2010, miratoi këtë: