Objekti i ri i Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” është afër përfundimit. Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori për Arsim, Avni Fetahu, sot ka parë nga afër punimet që janë duke u realizuar në këtë projekt.
“Punimet në Shkollën Ekonomike ‘Isa Boletini’ po vazhdojnë me ritëm të mirë.
Nga afër pashë progresin e punimeve dhe shumë shpejt Podujeva do të ketë edhe një shkollë tjetër moderne, me kabinete profesionale, laboratorë dhe palestër sportive”, tha kryetari Bulliqi.
Ndërtimi i këtij objekti shkollor financohet nga buxheti komunal dhe ka një kosto rreth 2.5 milionë euro.