Është një ndjenjë e mirë për njeriun kur vëren përmirësime të dukshme në ndërgjegjësimin e
qytetarëve në funksion të ruajtjes së mjedisit.

Këtë gjë e vërejmë edhe në pjesën e lumit Llap që e përshkon qendrën e qytetit të Podujevës.
Më parë qytetarët e pandërgjegjshëm hidhnin mbeturina në të pa kurrfarë turpi, duke ia humbur hijeshinë dhe vlerën që ka një lum që kalon në mes të qytetit. Kurse tash po vërehet një përmirësim i dukshëm. Rizah Muçolli, zyrtar i Mjedisit tha se sigurisht se ka ndikuar edhe fushata senzibilizuese e organizuar nga komuna e Podujevës për të informuar qytetarët lidhur me Udhëzimin Administrativ nr. 04/2009 për ndëshkimet me gjoba për ata që e ndotin ambientin. Po ashtu edhe kompania publike komunale “Pastrimi” ka raportuar për rritje të ndjeshme të inkasimit të qytetarëve për shërbimet e largimit të mbeturinave. Kjo është një gjë e mirë, sepse e rritë cilësinë e shërbimit në të mirë të qytetarëve, tha në fund z. Muçolli.
Është një ndjenjë e mirë për njeriun kur vëren përmirësime të dukshme në ndërgjegjësimin e qytetarëve në funksion të ruajtjes së mjedisit.