Sot në Parkun e Pishave në qytet në kuadër të festivalit Park N’Roll u zhvillua me sukses nata e parë e këtij festivali, i cili po shënohet në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Në ditën e parë të festivalit fëmijët shijuan një mbrëmje të mbushur me lojëra, muzikë dhe pikturim, duke krijuar atmosferë argëtuese për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky festival vazhdon nesër me koncertin e organizuar për të rritur, nga ora 19:00 në vendin e njëjtë.