Në ambientet e Galerisë së Arteve në Podujevë, u promovua libri “Rruga e Suksesit”, i sportistit me renome ndërkombëtare, Tefik Bajrami.
Në promovimin e këtij libri mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, i cili e vlerësoi lart kontributin e familjes Bajrami si në çlirimin e vendit ashtu edhe në promovimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar.
“Ky libër është më shumë se një autobiografi. Është një mesazh për të rinjtë tanë se ëndrrat nuk kanë kufi, dhe se edhe nga vendet tona mund të dalin histori të mëdha suksesi. Prandaj, ‘Rruga e Suksesit’ është një vepër që duhet lexuar jo vetëm nga sportdashësit, por nga secili që kërkon motivim dhe frymëzim në jetë”, tha nënkryetari Restelica në fjalën e tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë sportistë, veprimtarë e artistë nga Podujeva.