13.04.2010
U prezantua projekti i MAPL-së “Platforma për integrimin e zyrave për shërbim të qytetarëve me portalin Ministrisë dhe atë qeveritar për avancimin e shërbimeve komunale CMS/CSC”
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezantoi projektin “Platforma për integrimin e zyrave për shërbim të qytetarëve me portalin Ministrisë dhe atë qeveritar për avancimin e shërbimeve komunale CMS/CSC”.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sadri Ferati në fjalën ë tij hyrëse tha se "ky projekt është mjaft i rëndësishëm, i cili shënon edhe një etapë të re të komunikimit që ka të bëjë me rritjen e llogaridhënies së komunave në raport me qytetarët".
"Në kohën kur Republika e Kosovës synon të integrohet në Bashkimin Evropian, aktiviteti që po prezantojmë sot shënon edhe një hap të rëndësishëm në këtë drejtim ", tha Ministri Sadri Ferati.
Gjithashtu ministri Ferati tha se MAPL ka qenë dhe do jetë përkrahëse e fuqishme e komunave për të siguruar sa më shumë kompetenca dhe burime të mjaftueshme financiare në mënyrë që, komunat e Kosovës të bëhen sa më të suksesshme dhe të shëndrrohen në një tregim të suksesshëm për qeverisje lokale në gjithë rajonin
Në emër të Asociacionit të komunave të Kosovës foli Kryetari i komunës së Ferizajit,z. Bajrush Xhemajli dhe tha se " ky projekt është shumë i nevojshëm për komunat dhe se kjo iniciativë do të gjej mbështetje të plotë tek të gjitha komunat e Kosovës".
Në këtë prezantim nga komuna e Podujevës morën pjesë kryetari i komunës z.Agim Veliu, drejtori i administratës z.Islam Revuçi dhe administratori i teknologjisë informative z.Rrahim Berisha.
Për rëndësinë e projektit foli edhe Drejtori i Departamentit të E-Qeverisjes dhe proceseve administrative në Ministrinë e Administratës Publike z. Isa Krasnqi dhe z. Flamur Mripa, këshilltar nga Banka Botërore i cili në mes tjerash, komunen e Podujevës e rangoi në mesin e 6 komunave më të suksesshme për implementimin e Platformës së lartëcekur. z. Mripa e përmendi edhe shumën materiale prej 200.000 e. e cila shumë do tu ndahet atyre komunave të cilat këtë Platformë të teknologjisë informative e implementojnë më së miri.
Vlen të theksohet se komuna e Podujevës disa herë ka përfituar pajisje të teknologjisë informative nga: Grandi i Bankës Botërore, MAPL, MSHP, UNDP-a, SOROS, etj.
Duke u bazuar në gatishmërinë e stafit, infrastrukturën për teknologji informative dhe përkrahjen e udhëheqjes komunale, komuna e Podujevës do të mbetet e ranguar në mesin e komunave të suksesshme të Qeverisjes Elektronike.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezantoi projektin “Platforma për integrimin e zyrave për shërbim të qytetarëve me portalin Ministrisë dhe atë qeveritar për avancimin e shërbimeve komunale CMS/CSC”.
Në këtë prezantim mori pjesë edhe kryetari i komunës së podujevës z.Agim Veliu