Në shënim të 27-vjetorit të ngjarjes tragjike mbi urën e fshatit Lluzhan u organizuan homazhe dhe u vendosën lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore të 31 viktimave.
Në këtë aktivitet përkujtimor, mori pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari, Fahri Restelica, zyrtarë tjerë komunalë, familjarë e qytetarë të tjerë.
Me këtë rast, kryetari Bulliqi tha se pas përfundimeve të punimeve në urën e Lluzhan, do t’i kushtohet rëndësi më e madhe pllakës përkujtimore.
Më 1 maj të vitit 1999, 31 civilë shqiptarë janë vrarë aksidentalisht në autobusin që po qarkullonte në drejtim të Prishtinës.