Sot në Orllan të Podujevës në restorantin “Mileniumi i Ri”, në organizimin e ICITAP u mbajt takimi i radhës i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi.
Në këtë takim ishin të pranishëm nënkryetari i komunës së Podujevës z. Bahri Thaçi, zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfaqësues të EVSB, OSBE, OJQ, UENDP, USAID, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, përfaqësues të 28 komunave të Republikës së Kosovës etj.
Nikoqir i këtij takimi ishte nënkryetari i Komunës së Podujevës z. Bahri Thaçi, i cili në fjalën e tij tha se Komuna e Podujevës me punën e saj është duke punuar në rritjen e sigurisë dhe mirëqenën e qytetarëve. Në komunën e Podujevës që nga shkurti i këtij viti është hapur Qendra për Informim dhe Siguri në Bashkësi, jemi duke punuar bashkërisht me qytetarët për plotësimin e nevojave të tyre. EVSB do ta ketë përkrahjen tonë të vazhdueshme tha ndër të tjerat nënkryetari Thaçi.
Drejtoresha e ICITAPI-it znj. Jackie tha se e kemi themeluar EVSB për të zgjedhur çështjen brenda komuniteteve. Trajnimi i EVSB ka ngritur vedijsimin ndaj sigurisë, ka përfshirë pakicat, të rinjtë, liderët vendës dhe policinë në përpjekje për të reduktuar krimin. Hapa të mëdha janë bërë nga EVSB-të e juaja, kanë përmirësuar komunikimin dhe raportet mes palëve të interesuar, kanë rritur aftësitë e zgjidhjes së problemeve.
Programi i policisë në komunitet është një koncept i punës i treguar nga të gjithë njerëzit që janë prezent këtu i bashkon policinë, qytetarët, biznesmenëve, mësuesit, studentët, zyrtarët e qeverisë të cilët punojnë së bashku për t’i zgjedhur problemet e tyre në komunitet. Në këtë takim u informuan për projekte e ardhshme, burimet dhe zbatimet e projekteve të reja. Sot në Orllan të Podujevës në restorantin “Mileniumi i Ri”, në organizimin e ICITAP u mbajt takimi i radhës i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi.
