Sot, në sallën e Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani”, u mbajt sesion informues i organizuar nga Zyra e Punësimit në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, ku morën pjesë nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”, nxënësit e IAAP “Fan S. Noli” si dhe nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.
Sesioni u kryesua nga udhëheqësi i Zyrës së Punësimit, Lavdim Çunaku, i cili i njoftoi të rinjtë me shërbimet që ofron kjo zyrë, duke theksuar mundësitë për orientim në karrierë, trajnim profesional dhe përfshirje në tregun e punës, gjithashtu të rinjtë u informuan rreth masave aktive të punësimit, përfshirë programet si “Qeveria për Familjet”, “Superpuna” dhe “Kosova Generation”, si dhe roli i Qendrës së Aftësimit Profesional në ngritjen e shkathtësive dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi, e cila në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi rëndësinë e organizimit të sesioneve të tilla për të rinjtë. Ajo theksoi se informimi i hershëm dhe orientimi i drejtë profesional janë hapa të domosdoshëm për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, duke inkurajuar nxënësit që të shfrytëzojnë sa më shumë mundësitë që u ofrohen për zhvillim dhe punësim.