Për çështjen e Rregullores së Punës të Kuvendit u zhvillua një debat ku pati një kundërshtim ne mes te rekomandimeve të Komitetit për Politike dhe Financa dhe Kuvendit për heqjen e nenit 13.1 paragrafin e nenit 20.2 dhe paragrafin e nenit 20.3.
Me pretendimin e diskutuesve nga opozita se përmbajtja e dispozitave te cekura, mbështeten në Udhëzimin Administrativ , MAPL, Nr. 2009/01 për procedurën e zgjedhjes dhe përgjegjësitë e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutin e Komunës.
Faik Gashi këshilltar profesional për punë të Kuvendit të pranishmëve jua rikujtoj se Kuvendi i Komunës nuk e ka kompetencën të vlerësoi ligjshmërinë e Udhëzimit të cekur Administrativ dhe i njëjti detyrimisht duhet të zbatohet për deri sa është në fuqi dhe mbi këtë bazë dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit në raundin e tretë të votimit me shumicë e votave te këshilltareve te pranishëm në mbledhje janë plotësisht në pajtim me dispozitat ligjore dhe dispozitat nënligjore.
z. Agim Kikaj nga radhët e LDK-së u përqendrua ne supordinimin e akteve ligjore dhe ne këtë kontekst nënvizoi se, pas dispozitave kushtetuese, ne radhe te pare vinë dispozitat ligjore pas te cilave pasojnë aktet nënligjore te cilat e sqarojnë me detajshtë mënyrën e zbatimit te dispozitave ligjore. Andaj obligim i këtij kuvendi është qe t’i përmbahet Udhëzimit Administrativ 2009/1.
Kjo rregullore u aprovua me shumicë votash.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal Hazir Raçi tha se kjo Rregullore, sipas obligimit ligjor do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë, dhe në atë rast do të vlerësohet se çështja e ngritur nga opozita a është a po jo e mbështetur në dispozita ligjore.
Çështjet tjera si Rregullorja për taksa tarifa dhe gjoba komunale, si dhe Vendimit për caktimin e Zonës industriale ne fshatin Livadicë kuvendi i aprovoj rekomandimet e Komitetit për Politike dhe Financa. Në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Podujevës të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Hazir Raçi, janë miratuar: Rregullorja e punës së Kuvendit të Komunës së Podujevës, Rregullorja për taksa, tarifa dhe gjoba komunale, Vendimit për caktimin e Zonës industriale ne fshatin Livadicë, Komuna e Podujevës, si dhe Vendimit për hartimin e Planit rregullues urban për pjesën e Qendrës te Qytetit te Podujevës.