Në kuadër të fushatës “16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Familje”, sot u mbajt punëtoria “Fuqizimi dhe mbështetja e grave aktiviste për të folur kundër dhunës me bazë gjinore (DHBG)”, e organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore të Komunës së Podujevës.
Punëtoria pati për qëllim mbështetjen e grave aktiviste në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër dhunës në baza gjinore, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional në mbrojtjen e viktimave.
Gjatë diskutimeve u ndanë përvoja nga terreni, u adresuan sfidat me të cilat përballen gratë aktiviste dhe institucionet në trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe u theksua rëndësia e komunikimit efektiv, dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm në avokimin për barazi gjinore.
Në këtë punëtori morën pjesë Drita Pajaziti – ish kryetare e Këshillit të Grave në Podujevë dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Viola Gaba – u.d. e zyrtares së Lartë për Demokratizim dhe Pika Fokale për Barazi Gjinore, Gergana Vaklinova – këshilltare e Lartë e OSBE-së, Samir Calakovic – as. në zyrën e OSBE-së, zyrtarë komunalë nga sektorë të ndryshëm dhe përfaqësuese të shoqërisë civile.