Mbrëmë në sheshin e qytetit u mbajt koncerti i radhës në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Për publikun llapjanë performuan këngëtarët Lind Mehmeti dhe Qendresa Batllava, duke krijuar një atmosferë të bukur verore.
Kryetari Bulliqi i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, e veçanërisht mërgatën e mrekullueshme që i jep gjithmonë gjallëri e kuptim këtij manifestimi.