Drejtoria e Arsimit ka organizuar garën komunale në lëndën e kimisë për nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Podujevës. Në të tri kategoritë (klasa X, XI e XII) kanë fituar nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.
Nxënësit fitues do të përfaqësojnë Komunën e Podujevës në garën republikane në lëndën e kimisë.
Për datën dhe vendin e garës, nxënësit do të njoftohen me kohë.
Komuna e Podujevës iu dëshiron nxënësve fitues suksese të mëtejshme në gara dhe në zhvillimin e karrierës së tyre shkencore!