Mbrëmë në sheshin “Katër Dëshmorët” në Podujevë në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës” ka nisur edicioni i parë i festivalit “Fli Fest”, një ngjarje kulturore që synon të promovojë trashëgiminë tonë të pasur dhe gatimin tradicional shqiptar.
Në këtë edicion morën pjesë grupe nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Presheva, të cilat sollën para qytetarëve mënyrën e gatimit të flisë nga vendet e tyre, duke e kthyer festivalin në një pikëtakim të shijeve dhe traditës mbarëkombëtare.
Ky festival ka për qëllim promovimin e traditës sonë, por edhe nxitjen e turizmit lokal, duke e vendosur Podujevën në hartën e aktiviteteve kulturore e gastronomike të Kosovës.
Në këtë ngjarje mori pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dje Sport znj.Vlora Humolli-Jashanica e cila edhe i përshëndeti grupet pjesëmarrëse dhe i falënderoi për bashkëpunimin.