Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës, është mbajtur diskutimi publik i radhës për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) 2026–2034, ku morën pjesë drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, qytetarë dhe palë të tjera të interesuara.
Gjatë diskutimit publik, u bë prezantimi i tre skenarëve zhvillimorë të PZHK-së, duke paraqitur alternativat dhe orientimet e propozuara për zhvillimin e Komunës së Podujevës në periudhën 2026–2034.
Pas prezantimit diskutimi ishte i hapur ku qytetarët parashtruan pyetje, dhanë vërejtjet e tyre dhe diskutuan rreth skenarëve të prezantuar dhe çështjeve që lidhen me zhvillimin e ardhshëm të komunës. Kontributet e dhëna gjatë këtij procesi do të shërbejnë në shqyrtimin dhe avancimin e mëtejmë të dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal.
Procesi i konsultimit vazhdon edhe pas diskutimit publik. Të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara, përmes vegëzës së mëposhtme, mund të kenë qasje në aplikacionin ku janë të publikuar tre skenarët e Planit Zhvillimor Komunal 2026–2034. Përmes aplikacionit mund të regjistrohen dhe të paraqesin kërkesat, vërejtjet dhe komentet e tyre brenda afatit prej 15 ditësh.
Inkurajojmë qytetarët dhe të gjitha palët e interesuara që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të japin kontributin e tyre në hartimin e një dokumenti zhvillimor që adreson nevojat dhe prioritetet e komunitetit.
Vegëza për qasje në aplikacion dhe paraqitjen e komenteve: