Sot në Shkollën “Afrimi e Fahriu” u mbajt dëgjimi i radhës publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029.
Gjatë këtij takimi, qytetarët u informuan për projeksionet buxhetore të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029 dhe patën mundësinë të paraqesin kërkesat dhe propozimet e tyre për prioritetet e viteve në vijim.
Draftin e KAB-së e prezantoi drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arbnore Uka, e cila shpjegoi drejtimet kryesore të planifikimit buxhetor. Në këtë dëgjim publik mori pjesë edhe drejtoresha e Kulturës, Valbona Ibishi Azemi.
Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit ngritën çështje që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike dhe zhvillimin e jetës në komunitet. Këto propozime u trajtuan në mënyrë të hapur, me synimin që të përfshihen në dokumentin përfundimtar.
Dëgjimet publike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në lokacione të tjera.