U identifikua trupi i pajetë i Ajet Duriqit
Në murgun e Prishtinës u identifikua trupi i pajetë i Ajet Duriqit, në emrin e të cilit ishte varrosur dikush tjetër
Pas analizave të bëra të ADN-së është konstatuar se trupi i pajetë i Ajet Duriqit gjendet në murgun e Prishtinës, dhe jo në Varrezat e Qytetit (afër fabrikës “Euroblok”) ku ishte varrosur gabimisht një kufomë tjetër duke menduar se ka qenë trupi i tij, prandaj edhe nuk ka figuruar në listën e personave të zhdukur, pasi familjarët kanë besuar që ai tani më është i varrosur.
Trupi i pajetë i Ajet Duriqit është zhvarrosur më 4 qershor të vitit 2004 nga Varrezat e Qytetit (afër hotelit “Besiana”) dhe që atëherë gjendet në murgun e Prishtinës.
I ndjeri Ajet Durqi ka qenë i lindur më 26.06.1934 në fshatin Obrançë dhe ka qenë punëtor arsimi.
Sipas të dhënave të dëshmitarëve dyshohet se në këto varreza mund të ketë edhe raste të tjera të ngjashme si kjo.
Lidhur me këtë, shoqata “Përkorë” pas dyshimit që ka pasur për këtë rast, duke u bazuar nga të dhënat e dëshmitarëve, ka insistuar që ky rast të ndriçohet nëpërmes të testit të ADN-së, i cili më pastaj është organizuar nga Zyra për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore, ku kufoma është zhvarrosur dhe i është marrë materiali bazë për testin e ADN-së. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur kishte siguruar mostrat e gjakut te familjarët dhe nga rezultatet e analizave është konstatuar se në atë varr nuk gjendet trupi i Ajet Duriqit, por i një personi tjetër, deri më tani i paidentifikuar
Pas këtij rasti rritet arsyeja për të besuar se ka edhe të tjerë perona të varrosur pa e ditur mirë identitetin e tyre.
Për të gjitha rastet e dyshimta është mirë që familjarët dhe të tjerët t’i lajmërojnë organet kompetente, për tu bërë identifikimi i tyre në mënyrë shkencore. Familjarët për këto raste nuk shpenzojnë asgjë, sepse të gjitha shpenzimet i mbulojnë institucionet tona dhe ato ndërkombëtare.
Për datën dhe kohën e rivarrimit të të ndjerit Ajet Duriqi do të njoftohemi nga familjarët e tij.
Podujevë, më 28.01.2010
Shoqata për Persona të Zhdukur dhe Viktima të Luftës “Përkorë” Podujevë