U identifikua trupi i 20 vjeçarit Driton Halit Demiri.
U identifikua trupi edhe i një të riu i cili konsiderohej i zhdukur që nga lufta e viti 1999.
Trupi i të ndjerit është gjetur në një varrë në varrezat te tjegullorja. Varri ku është gjet trupi i të ndjerit mendohej se është i Ajet Duriqit i cili po ashtu ishte vra nga ushtra serbe. Mirëpo, pasi trupi i Ajet Durqit ishte gjetur në murgun e Prishtinës,pas zhvarrimit nga ekspertët e zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore dhe te testiti të ADN-së është konstatuat se në atë varr ishte i varrosur Driton Halit Demiri i lindur më 04.05.1980.
Driton Demiri se bashku me dy persona të tjerë ishin arrestuar nga policë serb të maskuar jo larg stacionit të policisë në Podujevë me datën 28.0.1999. Që të tret ishin vendosur në shtëpi të një të afërmi së bashku me familje e tyre. Familjarët tregojnë se policët e maskuar në fillim i kishin rrahur dhe maltretuar në prani të familjarëve, pastaj u a kishin lidhë duart dhe i kishin detyruar t’i zbathin këpucët dhe ashtu të zbathur i kishin dërguar në drejtim të pa njohur.
Sipas rrethanave dhe sjelljeve të policëve të maskuar dyshohet se kanë qenë civil të veshur me rroba të policës.
Për kohën dhe datën e rivarrimit familja do të informojë ditët e ardhshme.
Podujevë
13.04.2010 Shoqata për Persona të Zhdukur dhe
Këshilli organizativ
Viktima të Luftës “Përkorë” Podujevë
Latif Mehmeti
U identifikua trupi edhe i një të riu i cili konsiderohej i zhdukur që nga lufta e viti 1999.
Trupi i të ndjerit është gjetur në një varrë në varrezat te tjegullorja.