Në shënim të Ditës së Flamurit, në Podujevë u mbajt edicioni i dytë i ekspozitës “Ditët e Nëntorit” në Galerinë e Arteve, ku 17 piktorë dhe skulptorë llapjanë prezantuan veprat e tyre artistike. Ekspozita solli para publikut krijime të ndryshme, duke pasqyruar talentin, kreativitetin dhe traditën e artistëve llapjanë.
Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili i përgëzoi artistët për punën dhe përkushtimin e tyre. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së krijuesve lokalë dhe siguroi se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të përkrahë artin dhe kulturën si pjesë të zhvillimit shoqëror dhe identitetit kulturor të qytetit.