Në përvjetorin e 36-të të rënies heroike të dëshmores Ylfete Humolli, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, nënkryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu, anëtarë të ekzekutivit komunal dhe familjen Humolli bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta pranë lapidarit të saj në Lupç të Poshtëm.
Pas homazheve, delegacioni vizituan edhe familjen e Ylfete Humollit, ku u pritëm ngrohtësisht nga nëna e Ylfetes dhe familjarë të tjerë. Aty patën rastin të dëgjojnë rrëfime prekëse për jetën, sfidat dhe idealet e saj, të cilat do të mbeten përherë pjesë e kujtesës sonë kolektive.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmores Ylfete Humolli!