Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka hapur thirrjen publike për mbështetje financiare të projekteve dhe programeve të organizatave joqeveritare që veprojnë në territorin e komunës. Kjo thirrje synon mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve sociale, mbrojtjen dhe përfshirjen e personave me nevoja të veçanta, fëmijëve pa përkujdesje prindërore si dhe fuqizimin e familjeve dhe komunitetit përmes aktiviteteve rehabilituese, këshilluese dhe sensibilizuese.
Vlera totale e thirrjes është 20,000 €, ku mbështetja financiare për një projekt fillon nga 500 € deri në 15,000 €, ndërsa OJQ-të mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 19.03.2026, ndërsa projektet e përzgjedhura duhet të realizohen deri më 31.12.2026.
Për më shumë informacione rreth mënyrës së aplikimit, kompletimit të dokumentacionit dhe formularëve të nevojshëm për aplikim, ju lutem klikoni në vegzën: https://podujeve.rks-gov.net/njoftimet-shpalljet-konkurset/?tax=