Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë për më shumë se një muaj në vendin tonë dhe mungesës së reshjeve, ndezja e zjarreve po merr përmasa shqetësuese duke rrezikuar kështu njerëzit, kafshët, objektet, të mbjellurat bujqësore e sipërfaqet me pyje.
Siç mund të jeni në dijeni edhe ju, gjatë ditës së djeshme janë djegur sipërfaqe të mëdha me grurë, duke ua çuar dëm mundin e shumë fermerëve llapjanë, por duke rrezikuar kështu edhe njerëzit e pronat e tyre.
Prandaj, ju lusim të keni kujdes të shtuar dhe të mos ndezni zjarre në fusha të hapura!
Në rast se hasni në ndonjë zjarr, mos hezitoni të lajmëroni qendrat operative emergjente të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – 112, Shërbimin e Zjarrfikësve – 193 dhe Policinë e Kosovës – 192.