KUVENDI
Mbështetur në nenin 42.2 të Ligjit për Vetëqeverisje
Lokale, nr 03/L- 040 dhe nenin 36.2 të Statutit të
Komunës së Podujevës, nr 01-1/298-10, të datës 12 tetor 2009,
T H Ë R R A S
Mbledhjen konstituive të Kuvendit të Komunës së Podujevës,
mbi bazën e certifikimit të zgjedhjeve lokale të mbajtura
më 15 nëntor 2009.
Mbledhja mbahet më 8 janar 2010 , në sallën e Kuvendit,
në orën 11.00.
Rendi i ditës
1.Hapja dhe kryesimi i mbledhjes nga këshilltari më
i vjetër i Kuvendit
2.Ngritja e Komisionit për verifikimin e mandatit të
këshilltarëve të Kuvendit
3.Raporti i Komisionit për verifikimin e mandatit
të këshilltarëve të Kuvendit
4.Betimi solemn i këshilltarëve të Kuvendit
5.Betimi solemn i kryetarit të Komunës
Thirret mbledhja konstituive e Kuvendit të Komunës së Podujevës