Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismet Ukës, punëtorit shumëvjeçar të Komunës së Podujevës, i cili me përkushtim e ndershmëri i shërbeu qytetarëve dhe institucionit tonë për vite me radhë.
Në emrin tim personal dhe të Komunës së Podujevës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
Kujtimi për Ismetin do të mbetet gjithmonë i respektuar në mesin tonë, si shembull i përkushtimit dhe korrektësisë në shërbim të qytetarëve.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Shpejtim Bulliqi
Kryetar i Komunës së Podujevës