“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Zenel Zenelit, ish-zyrtarit të Komunës së Podujevës, i cili për shumë vite shërbeu me përkushtim dhe ndershmëri në administratën komunale.
Në emër timin dhe të Komunës së Podujevës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeneli, miqve dhe kolegëve të tij. Kontributi dhe puna e tij do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.
Shpejtim Bulliqi
Kryetar i Komunës së Podujevës