Ju njoftojmë se të enjten më 29 janar 2026, në orën 10:00, mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Raporti përmbledhës i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025;
2. Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për hartimin e draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026;
3. Propozim-vendimi për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Komunitete;
4. Propozim-vendimi për ngritjen e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve/shave dhe zëvendësdrejtorëve/shave në institucionet publike edukativo-arsimore të Komunës së Podujevës;
5. Propozim-vendimi për miratimin e Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.